Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Futbollisti i Flamurtarit i bindur: "Të bashkuar nuk na ndal njeri"; analisti i njohur sportiv i shkruan: "Në Kukës harroje, luan Safeti..."

Shkruar nga NEWSPORT
Futbollisti i Flamurtarit i bindur: "Të bashkuar nuk na ndal

Dje, Flamurtari arriti të merrte një fitore emocionuese kundër Tiranës teksa fitoi me rezultatin 2-0. Goli i parë u shënua në minutën e 90-të të takimit, ndërsa i dyti nga Bushiç pas 2 minutash. Festa ishte legjitime për vlonjatët të cilët e shprehën lumturinë e tyre edhe nëpër rrjetet sociale. I tillë ishte edhe rasti i Franc Veliut.

Mëngjërashi kuqezi kishte postuar një foto  dhe shkruante në diçiturë: "Të bashkuar nuk na ndal njeri, kjo foto sa për 1 mijë fjalë. Bravo gjithë ekipit dhe tifozërisë fantastike, lufta vazhdon". Ndërkohë një tifoz që dukej se ishte i Partizanit i kërkonte të bënin të njëjtën gjë të mërkurën kundër Kukësit. Por, i menjëhershëm ishte komenti i analistit të njohur sportiv, Xhevdet Zekaj, i cili me nota ironie shkruante: " Haaaaaa. Franci ka tre vite që e mund Partizanin. Në Kukës harroje, luan Safeti..."

[gallery columns="1" size="full" ids="107961"]

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga