Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Lufta e ashpër në Lindjen e Mesme s’i intereson, ambasadori iranian i sigurt: Ekipi ynë do të marrë pjesë në Botëror!

Shkruar nga NEWSPORT
Lufta e ashpër në Lindjen e Mesme s’i intereson, ambasadori
FIFA - Trofeu i Botërorit - Pamje nga Irani

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës FIFA 2026 është vënë në dyshim pas tensioneve rajonale dhe përshkallëzimit të konflikteve me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Megjithatë, skuadra është shortuar në Grupin G me Belgjikën, Egjiptin dhe Zelanden e Re.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, e ka konsideruar pjesëmarrjen si “të pamundur”, por ambasadori iranian në Spanjë, Reza Zabib, konfirmoi se vendi do të marrë pjesë. “Ne kemi të drejtë të jemi atje dhe nuk kemi asnjë problem me Kupën e Botës në SHBA”, tha ai për median spanjolle "AS".

Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafstrom, bëri të ditur se situata do të monitorohet nga afër përpara vendimeve përfundimtare. Turneu, i pari që organizohet në tre vende, Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

Poll

Lexo gjithashtu