Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Ambasada amerikane me mendjen te Lojërat Olimpike, thirrje për Luiza Gegën

Shkruar nga NEWSPORT

Ambasada amerikane në Tiranë shfaqet për publikun shqiptar edhe në një formë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim kohët e fundit. Pas muajsh të tërë me deklarata për reformën në drejtësi, sot ambasada ka gjetur hapësirën për të folur për sportin.

Me anë të një postimi në faqen e tyre në Facebook, amerikanët e deleguar në Shqipëri u bëjnë thirrje sportdashësve shqiptarë të mos harrojnë të ndjekin garimin e atletes Luiza Gega në Lojërat Olimpike në datat 12 dhe 13 gusht, përkatësisht në garat 1500 dhe 3000 metra, duke qënë se te Luiza varen shpresat për fitimin e medaljes së parë olimpike nga një sportist shqiptar.

Në fund të njoftimit Ambasada i uron suksese gjithë olimpistëve shqiptarë në Rio 2016.

ambasada

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga