“Fusballinfos.ch” ka publikuar një lajm në lidhje me pasuesin e mundshëm të trajnerit Xhani de Biazi në stolin e Kombëtares kuqezi. Sipas këtij portali, drejtuesit e FSHF-së kanë menduar për trajnerin e Pizës në Itali, ish-futbollistin e famshëm të Milanit, Xhenaro Gatuzo, i cili duket një nga kandidatët më të fortë. Për De Biazin ka shumë oferta pas Europianit, madje edhe nga Kombëtare me shumë emër. Edhe pse ai ka kontratë me Shqipërinë, mund të largohet dhe kjo ka bërë që drejtuesit e FSHF-së të marrin masat. Ardhja e Gatuzos në krye të kuqezinjve do të ishte e bujshme, duke ditur karizmën e këtij personi, që aktualisht ka një shqiptar nën urdhrat e tij, Edgar Çanin.
Poll