Alpinistja SHQIPTARE ngjitet në një ndër majat më të larta në BOTË
Shkruar nga NEWSPORT
Alpinistja shqiptare, Jelena Peshkatari është ngjitur me sukses në Aconcagua.
Ngjitjen e saj në majën e Andeve në Argjentinë, ku kap lartësinë e 6962 metravë është konfirmuar nga vetë Peshkatari në një postim të saj në rrjetin social "Instagram".
"Jam shumë e lumtur për këtë arritje dhe përvojë. Po shpresoj nga zemra që më shumë gra shqiptare të ngjisin majet më të larta në botë dhe të jenë pjesë e ekspeditave bjeshkatare dhe alpiniste në të ardhmen", ka shkruar ajo.