Sonte në mbrëmje, në orën 20:45, në Itali, por jo vetëm, e gjithë vëmendja është në takimin e madh mes Juventusit dhe Interit. Edhe pse do dhe disa orë që të luhet sfida, "lufta" ka nisur shumë më herët dhe në këtë herët bëhet fjalë për lojtarët që do të zbresin si titullarë në fushën e blertë mbrëmjen e sotme.
Ndërkohë që zikaltrit janë më të qetë, e kundërta ndodh te "Zonja e Vjetër". I pari që u "skualifikuar" ishte "gardiani", Gianluigi Buffon, i cili është konfirmuar që nuk do të jetë sot i gatshëm përballë Interit, vendin e tij do ta zerë Szczesny. Por nuk është kjo e vetmja mungesë e madhe për Juventusin.
Allegri ka vendosur që të lërë në stol "yllin" e ekipit, Paulo Dybala, i cili nuk është në ditët e tij më të mira, ndaj dhe tekniku italian ka vendosur ta "sakrifikojë". Në vend të tij do të luajë Mario Mandzukiç. Ndryshime do të ketë dhe në mesfushë. Sami Khedira do të zëvendësohet nga "veterani" Claudio Marchisio.
Nuk dihet pse gjithë këto lëvizje në formacion, por diçka është e sigurt që, spektakli mbrëmjen e sotme është i garantuar, sa për gola, pritet të shihet më startimin supersfidës.
[gallery columns="1" size="full" ids="179261,179260"]