
Massimiliano Allegri ka pranuar se refuzoi një ofertë nga Real Madrid për të qënë trajner i klubit spanjoll pasi Zinedine Zidane dha dorëheqjen.
Trajneri aktual i Juventusit tha në një intervistë për mediat italiane, se ishte mes dy zgjedhjeve, por preferoi për tu rikthyer sërish në Torino.
"Unë refuzova një propozim nga Real Madrid për të qenë trajneri i ri. Unë falënderova Madridin dhe presidentin për mundësinë që më dhanë. Reflektova rreth saj dhe zgjodha Juventusin. Ishte një gjest dashurie për një klub që më ka dhënë shumë dhe që më pëlqen si trajner", tha trajneri toskan, i cili zëvendëson Andrea Pirlo në stolin e bardhezinjve.
Poll