Vrasjen e udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei me shumë gjasa ka prekur edhe futbollin. Saktësisht mund të ndikojë në Kupën e Botës 2026.
Irani po mendon tërheqjen nga ky kompeticion si pasojë e sulmit në në bashkëpunim mes Izraelit dhe SHBA, me këtë të fundit që është vendi organizator. Siç dihet kjo përplasje mes palëve ka nisur disa muaj më parë, por kur amerikanët futën këtë vend në listën e atyre ku tifozët do të kishin vështirësi të udhëtonin për aktivitetin e verës. E ndërsa FIFA po negocionte që të kishte disa lehtësime për tifozët, nisi tashmë ky sulm i cili praktikisht ka mbyllur çdo marrëdhënie diplomatike mes shteteve.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj është shpreshur se fundmi se po mendon tërheqjen nga Botërori. Ndërkohë nga krahu tjetër i ka kaluar “topin” FIFA-s.
“Me atë që ka ndodhur dhe me sulmin nga SHBA, është e pamendueshme që të shihet me shpresë drejt Kupës së Botës. Por janë drejtuesit më të lartë të futbollit ata që do të vendosin si do të veprohet”, ka theskuar kreu i Federatës së Futbollit të Iranit.
