
Albano Aleksi, lojtari i Luftëtarit, pas fitores 1-0 me Laçin është shprehur për Supersport se kjo ishte një nga ndeshjet më të mira që ka bërë skuadra
"Unë bëj gjithmonë maksimumin. Ekipi ka bërë një nga ndehsjet më të mira ndaj një prej skuadrave më të mira. Në fund ishim disi të shpërqendruar, mund të kenë qenë të dyja, edhe përqendrimi, por edhe lodhja fizike. Të gjithë u qetësuam pas asaj goditje të Gjonit, por më pas u qetësuan. Unë stërvitesha me ekipin e dytë, për të mbajtur akoma gjendjen fizike, ne nuk arritëm në një konkluzion për të rinovuar. Nëse zgjidhet, mirë, nëse nuk zgjidhet, secili të shohë rrugën e tij. Para mbrojtjes unë kam luajtur dhe e bëj shumë mirë këtë rol. Unë luaj çdo rol ku më thotë trajneri dhe ku më thotë trajneri", është shprehur Albano Aleksi.