
Gazetari i “Supersport” Alban Xhihani ka postuar para pak momentesh një fotografi me boksierin Nuri Seferi. Nën shoqërinë e ish futbollistit Ervin Fakaj, Xhihani dhe Seferi janë vetë-fotografuar duke konsumuar një kafe në kryeqytet.
Moderatori i emisionit “Kuqezi” ka shoqëruar foton me një dixhiturë: “Lichtensteinin duhet me e mund me të gjitha mënyrat sot. Nuri Seferi është gati”.
Fotografia e postuar ka marrë shumë pëlqime ndërkohë që spikat komenti i bërë nga gazetarja Anduena Llabani që i dërgon të fala boksieret. “Mi bëj shumë të fala Seferit”, ka shkruar gazetarja.
Poll