Në takimin e djeshëm mes Flamurtarit dhe Skënderbeut ka pasur disa momente pikante, ku përveç pakënaqësive nga vlonjatët për rezultatin e takimit në fushë, në tribunë ka pasur atmosferë tjetër, e cila ka qenë mjaft pozitive.
Para startimit të ndeshjes, administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi dhe presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj janë parë duke buzëqeshur me njëri-tjetrin në tribunë, ku nuk kanë munguar dhe batutat mes tyre për gati 20 minuta.
Nga akuzat në distancë, gjendja është qetësuar ditën e djeshme, ku është parë që situata të ketë qenë më e qetë në tribunë. Edhe pas takimit, ka qenë Idrizi ai i cili e ka shoqëruar Takajn deri jashtë stadiumit për shkak të trazirave që u krijuan nga tifozët si pasojë e pakënaqësisë për gjykimin e ndeshjes.