
Gjyqtari i Kategorisë Superiore, Laver Alla ka rënë në pranga. Mbrëmë vonë, mësohet se Alla ka bërë një aksident me makinë në Lushnje, teksa ka përplasur për vdekje një 66-vjeçar që udhëtonte me motorçikletë. Në këtë mënyrë uniformat blu e kanë arrestuar menjëherë duke ndjekur procedurat e nevojshme.
Në njoftimin e ditës së sotmë të policisë së qarkut Fier thuhej: “Ditën e djeshme, Laver Alla, 31 vjeç, banues në lagjen “Gafurr Muço” në Lushnjë, duke drejtuar mjetin tip “Citroen X Sara” me targë AA 387 NV, ka aksidentuar mjetin motoçikletë tip “Dayang” me targë AP 036 që drejtohej nga shtetasi E.M. 66-vjeçari banues në fshatin Dushk, Lushnjë, ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjës. Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Laver Alla", shkruhej në njoftimin e policisë.
Kujtojmë që Laver Alla ishte gjyqtari kryesor në ndeshjen Tirana-Besëlidhja, ku bardheblutë u kualifikuan në finalen e Kupës së Shqipërisë. Tashmë 31-vjeçari duhet të përballet me drejtësinë pas aksidentit të shkaktuar ditën e djeshme.
[gallery columns="1" size="full" ids="104585"]