Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E TRISHTË/ Aksidenti tragjik i merr jetën futbollistit shqiptar në Barcelonë (EMRI-FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
E TRISHTË/ Aksidenti tragjik i merr jetën futbollistit shqiptar

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 23-vjeçarit shqiptar në Barcelonë. Bëhet fjalë për të riun Klaudio Mirashi, i cili ishte duke udhëtuar me një mjet tip Mercedes Class A, kur u përplas me një kamion.

Këtij të fundit iu shkëput një copë metalike, e cila ra mbi xhamin e përparmë të mjetit ku po udhëtonte i riu. Sipas medieve të huaja, ai kishte përcjellë kushëririn e tij në aeroport dhe gjatë kthimit ndodhi aksidenti fatal. Aksidenti raportohet se ka ndodhur një javë më parë, por lajmi është bërë i ditur ditën e sotme, ndërsa 23-vjeçari ka vdekur në 3 korrik.

TrevisoTiday.it shkruan se Klaudio ishte i njohur në Villorba, familja e tij kishte mbërritur në provincën e Trevisos në vitin 2006 dhe jeton në në kufirin midis fshatrave Fontane dhe Carità. Ai kishte ndjekur për një periudhë trevjeçare institutin Giorgi në Treviso, ku edhe ishte diplomuar.

I apasionuar pas futbollit, 23-vjeçari ishte një sulmues, ku luajti për klubet e futbollit si: Villorba, Treviso dhe Chievo, deri në momentin që pësoi një dëmtim të rëndë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga