Trajneri historik i Udineses në Itali, Lorenzo Toffolini ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare. Një aksident fatal i ka marrë jetën teknikut që u bë i njohur në stolin e bardhezinjve. Mëngjesin e sotëm, teksa ishte në makinë, 65 vjeçari është ndjerë keq dhe ka humbur kontrollin e makinës.
Veç sëmundjes së papritur, aksidenti i ka marrë jetën 65 vjeçarit. Megjithëse ndihma mjekësore ishte e menjëhershme, stafi nuk mundi t'i shpëtonte jetën ish-trajnerit.
"Një jetë kushtuar ngjyrave bardhezi. Ne do t'ju kujtojmë për pasionin tuaj të palodhur për futbollin dhe përkushtimin ndaj punës.", shkruan Udine në kanalet e komunikimit.
Poll