Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Akord në mes të natës, Napoli merr vendimin përfundimtar për trajnerin e njohur (DETAJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Akord në mes të natës, Napoli merr vendimin përfundimtar

Tashmë mund të quhet histori e mbyllur telenovela për stolin e Napolit. Mediat italiane kanë konfirmuar largimin e Maurizio Sarrit nga posti i trajnerit për të sjellë këtu teknikun e njohur, Carlo Ancelottin.

E përditshmja italiane "Corriere dello Sport" ka zbuluar detajet nga arritja e marrëveshjes me Ancelottin. Tashmë prite të bëhet vetëm zyrtarizimi, ndërkohë që janë zbuluar dhe emrat e ndihmësve që trajneri do ketë në ekip.

Bëhet fjalë për të birin, Davide, dhëndrin, Mino Fulco, Mauro so përgatitës atletik dhe i biri i këtij të fundit, Francesco.

Nga stafi aktual i Maurizio Sarrit do qëndrojnë vetëm dy persona, emrat e të cilëve ende nuk janë  zbuluar, por që do të konfirmohet menjëherë sapo Ancelotti të ketë hedhur firmën me klubin italian, që është thjesh çështje kohe. /NEWSPORT.AL/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga