
Shqipëria do të luajë kundër Izraelit mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në “Air Albania”. Kuqezinjtë tanë kanë objektiv vetëm marrjen e fitores dhe duan vendin e parë në grupin 2 të Ligës B në Nations League.
Në stadiumin kombëtar, do të jenë të pranishëm rreth 15-16 mijë tifozë, duke treguar interesin e lartë të tifozëve për kombëtaren kuqezi.
Pas barazimit 1-1 në transfertë kundër Islandës, Shqipëria është me optimizim në prag të sfidës kundër Izraelit, si dhe do të ketë edhe mbështetjen e madhe të tifozëve kuqezi.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria (3-5-2): Berisha (c), Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Hysaj, Uzuni, Broja.
Poll