
Serxhio Aguero përflitej për një largim të mundshëm nga Mançester Siti, por trajneri Pep Guardiola ka shuar të gjithë zërat e merkatos teksa ka deklaruar që argjentinasi ka vendosur të zgjasë kontratën. Trajneri spanjoll e vlerëson shumë Agueron teksa thotë:
"Ai tashmë ka nënshkruar një zgjatje të kontratës. Serxhio do të jetë këtu deri sa ai vendos të jetë këtu. Ai është sulmuesi ynë më i mirë. Ne kemi një problem me gola kështu që ne kemi nevojë për të. Ajo që unë dua është më e mira e mundshme. Ai do të vendosë, jo unë”, ka përfunduar Guariaola.
Poll