Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Agjenti i Hysajt flet i bindur për të ardhmen, mësoni vendimin për mbrojtësin

Shkruar nga NEWSPORT
Agjenti i Hysajt flet i bindur për të ardhmen, mësoni vendimin

Në një intervistë për portalin “Tuttomercatoweb.com”, agjenti Mario Giuffredi, ka folur për çështjen e mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysajt, për të cilin ka siguruar se nuk do të lëvizë. “Hysaj do të qëndrojë 100% te Napoli", - ka thënë agjenti i mbrojtësi kuqezi. Për të, nuk do të ketë probleme në lidhje me rinovimin e kontratës. "Nuk kemi pse të nxitohemi dhe po punojmë me shumë qetësi”, - ka shtuar më tej. Kështu, nuk ka dyshime për Elseidin, që do të mbetet i Napolit. "Rinovimi do të vijë dhe do të bëjë të lumtur si Napolin, ashtu edhe lojtarin, që është mjaft entuziast për qëndrimin”, - ka përfunduar agjenti i Hysajt. Pavarësisht zërave të shumtë të mërkatos, kalimi i Hysajt në ndonjë klub tjetër më të madh, do të shtyhet për në një moment tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga