
Agim Ibraimi ishte një goditjet e bujshme të Shkëdisë gjatë merkatos së janarit. Fantazisti shqiptar në një intervistë për "SuperSport" rrëfen aventurat e tij si futbollist. Nga skuadra e tij e parë jashtë Maqedonisë dhe deri të goli në Champions ndaj Çelsit, por pa harruar dhe aventurën në Serie A. Në fund, Ibraimi tregon pse zgjodhi sërish Shkëndijën si dhe përballjen me Kosovën.
"E pranova me kënaqësi ofertën e Shkëndijës. Aty e kam nisur futbollin. Këmbëngulja bëri që të jem më serioz ndaj punës, ndaj talentit që më ka dhënë Zoti. U riktheva tani, që jam në një moshë që mundem të jap kontributin tim".
Eksperienca e parë te Red Bull Salzburgu? "Nuk isha mësuar larg vendit tim. Më mungonte familja, shoqëria. Nuk mund të festoja shumë festa me shokët. Atëherë nuk kisha askënd që kishte lidhje me futbollin pranë vetes. Jeta e natës, daljet, nuk përputheshin me jetën profesioniste të një futbollisti. Ishte një periudhë që mësova. Tani mund të ndihmoj të rinjtë këtu te Shkëndija".
Kalimi në Slloveni? "Të luash në Ligën e kampioneve është sukses mjaft i madh. Nuk i harroj ato momentet e para në Maribor. Unë si një futbollist rrugaç, nisa të mendoj ndryshe. Goli në Champions? Kundërshtari largoi topin dhe kur topi po vinte nga unë, të gjithë tifozët thërrisnin 'gjuaje'. E ndala dhe më pas godita duke shënuar, ishte një ushtrim trajnimi që e praktikonim gjithmon".
Serie A me Cagliarin? "Kalimi te Cagliari ishte huazim nga Maribori, dhe provova të luaja në Serie A. Ishte eksperiencë e jashtëzakonshme". Në Itali ai ka mundur të japë edhe asist kundër skuadrës së zemrës, Interit. "Isha në pankinë, shihja lojtarët e tyre pasi isha tifoz. Atë ndeshje asistova për Naingolan që shënoi gol", shton Ibraimi.
Kombëtarja dhe përballja me Kosovën?"Gjatë gjithë periudhës kur kemi luajtur me Shqipërinë, normalisht ndjen një entuziazëm që mund të kishe qenë pjesë e kombëtares. Lirisht them se nuk ka pasur asnjë interesim nga Shqipëria atëherë. Përjashtim bën periudha nga viti 2015. Duhet që tani të shihet për lojtarë këtu. Ne kemi qenë me Maqedoninë që në moshat e reja dhe jemi përballur shpesh me Shqipërinë. Do jemi profesionistë edhe ndaj Kosovës".
Transferimi te Shkëndija? "Shkëndija është dominuese në ligë e Maqedonisë. Eksperienca ime bëri që të jemi 12 pikë larg vendit të dytë. Jemi pranë titullit. Dëshiroj të luaj me Shkëndijën në grupet e Europa League ose në Champions. Është punë fati. Uroj të mos kem dëmtime dhe të kemi sukses", përfundoi Ibraimi.