Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Abissnet Superiore” për vajza / Mbyllet java e 13-të, Partizani fiton derbin me Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
“Abissnet Superiore” për vajza / Mbyllet java e 13-të,

Java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza u mbyll këtë të diel me sfidën e fundit, Skënderbeu-Gramshi. Kjo ndeshje u fitua nga vajzat e Gramshit me rezultatin 0-3.

Sfida më interesante e javës ishte pa dyshim derbi kryeqytetas mes Tiranës dhe Partizanit. Vajzat e kuqe dhuruan spektakël dhe mundën Tiranën me rezultatin 3-1. Pas kësaj fitoreje Partizani shkon në kuotën e 27 pikëve, tre më pak se Tirana e vendin të tretë.

Vllaznia mori tri pikët e radhës, pasi fitoi me Lushnjen me rezultatin e thellë 10-0. Vajzat kuqeblu kryesojnë renditjen me 36 pikë.

Nga ana tjetër, edhe Apolonia triumfoi ndaj Kinostudios me rezultatin 5-0. Tani fieraket ndodhen të vetme në vendin e dytë me 33 pikë, tre më pak se Vllaznia e vendit të parë.

Te fitorja u rikthye edhe Laçi, pasi mundi Teutën me rezultatin e thellë 12-1.

Rezultatet e javës së 13-të:

Teuta 1-12 Laçi

Lushnja 0-10 Vllaznia

Tirana 1-3 Partizani

Kinostudio 0-5 Apolonia

Skënderbeu 0 -3 Gramshi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga