
Bjellorusi është i vetmi vend në Europë që ende nuk e ka mbyllur kampionatin e futbollit. Edhe pse në Republikën lindore janë të konfirmuar 94 raste me Covid-19, presdienti i vendit Alexander Lucashenko nuk ka vendosur t'i jap fund mbushjes së stadiumeve.
Fundjavën që lamë pas, në Bjellorusi u zhvillua java e radhës, me dy lojtarët shqiptar, Elis Bakaj dhe Azdren Llullaku që ishin protagonist me ekipet respektive. Të dy ish-sulmuesit e Kombëtares kuqezi dhuruan nga një assit, teksa u ndanë me pikë të plota. Kujtojmë se Bakaj kaloi nga Shakhtyor Saligorsk te Dinamo Minsk, që është kampione në fuqi e Bjellorusisë.
Megjithë këshillat dhe sugjerimet për pezullim të aktivitetit, presidenti bjellorus i ka hapur "luftë" Covid- 19, teksa së fundmi ka marrë pjesë edhe në një ndeshje Hockey në akull duke u shprehur: "më mirë të kesh një vdekje dinjitoze, sesa të jetosh duke u zvarritur", fjalë që kanë marrë jehonë në mediat e këtij vendi.