Pas kalimit te Akademia Puskas, Liridon Latifi i ka bërë vetes dhuratë një supermakinë.
Latifi ka postuar një foto në rrjetin social "Instagram'', teksa duket në timonin e një Mercedez Benzi luksoz me vitprodhimi mbi 2015.
Në këtë këtë postim kanë ndërhyrë dhe Odise Roshi dhe Eros Grezda, të cilët kanë ngacmuar me komente Latifin.
Roshi dhe Grezda komentojne "Raketa", si për të nënkuptuar shpejtësine mjetit të ri, por edhe të lojtarit.
Liridoni i është përgjigjur të dy lojtarëve të Kombëtares me komentin : "Jeni të dy raketa ju".
Mesa duket marrëdhëniet e lojtarëve të Kombëtares me Latifin janë mjaft të mira.
Latifi te Akademi Puskas përfiton një rrogë prej 30 mijë eurosh në muaj, pagë kjo që e lejon t'i bëjë dhurata të shtrenjta vetes.