
Një vit më parë kur luante në Shqipëri, mesfushori i Skënderbeut Bernard Berisha përfitonte vetëm 5 mijë euro në muaj, një rrogë e konsiderueshme për standartin e pagesave në futbollin shqiptar. Në muajin janar ai u largua nga Superliga për të provuar një aventurë të re me skuadrën e Anzhit në Rusi. Pas 11 muajsh, Bernard Berisha ka kryer një lëvizje të madhe duke kaluar tek skuadra e Terek Groznit.
Newsport.al ka zbuluar një ditë më parë rrogën e mesfushorit që do të fitoj një shifër të madhe. 60 mijë euro në muaj, për një total 600 mijë eurosh në sezon. Këto janë parametrat financiar që ka mundur të kapë brënda vitit mesfushori nga Kosova.
Poll