Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Edmond Hasanbelli më i votuari, e ndjekin Armando Cungu, Lutfi Nuriu dhe Blendi Fevziu! Zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

Shkruar nga NEWSPORT
Edmond Hasanbelli më i votuari, e ndjekin Armando Cungu, Lutfi Nuriu dhe
Asambleja e Pergjithshme Zgjedhore e FSHF

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi sot edhe për 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Anila Basha ishte e para që u rizgjodh, pasi mori 47 vota pro dhe vetëm një votues abstenoi, ndërsa ishte edhe e vetmja femër.

Pas votimeve u zgjodhën Armand Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Erind Resuli, Geri Çipi, Lufti Nuriu, Envi Hicka, Gjergji Petro dhe Pano Xhixho. Ndërkohë nuk ia doli Ervin Canollari, i cili mbeti jashtë Komitetit Ekzekutiv. 

Siç dihet për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF ishin propozuar 13 emra kandidatësh: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho, ku Kuriu dhe Dervishaj u tërhoqen nga gara. 

Edmond Hasanbelli më i votuari, e ndjekin Armando Cungu, Lutfi Nuriu dhe
 

 

Poll

Lexo gjithashtu