Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

SHRF Fier organizon kampionatin e shkollave të vajzave, shpallen kampionet e aktivitetit

Shkruar nga NEWSPORT
SHRF Fier organizon kampionatin e shkollave të vajzave, shpallen kampionet
SHRF Fier, kampionati i shkollave të vajzave

Shoqata Rajonal e Futbollit Fier organizoi kampionatin e shkollave të vajzave, një aktivitet që mblodhi së bashku 10 shkolla të qytetit të Fierit dhe promovoi futbollin e vajzave, frymën sportive dhe pjesëmarrjen aktive të të rinjve në sport.

Gjatë ditëve të aktivitetit u zhvilluan disa ndeshje konkurruese mes ekipeve pjesëmarrëse. Në ndeshjet e luajtura më 20 maj, shkolla “Kristaq Shtembari” fitoi 2-0 ndaj “P. Pirro”, ndërsa “100 Vjetori i Pavarësisë” triumfoi 3-0 ndaj “Andon Xoxa”. Në takimin tjetër, “Halit Gremi” mposhti “Janaq Bakalli” me rezultatin 2-1.

Ndeshjet vijuan edhe më 22 maj, ku “Kristaq Shtembari” fitoi 2-0 ndaj “100 Vjetori i Pavarësisë”, “Dino Ismaili” mundi “Numani” pas një sfide spektakolare me rezultatin 6-5, ndërsa “Halit Gremi” siguroi një tjetër fitore, këtë herë 2-0 ndaj “Flatrat e Dijes”.

Ceremonia përmbyllëse e kampionatit u zhvillua më 26 maj, me ndeshjet triangolare mes shkollave finaliste. “Halit Gremi” dhe “Kristaq Shtembari” barazuan 0-0, “Halit Gremi” fitoi 2-0 ndaj “Dino Ismaili”, ndërsa përballja mes “Kristaq Shtembari” dhe “Dino Ismaili” përfundoi në barazim 2-2.

Në përfundim të aktivitetit u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve, në praninë e përfaqësuesve të administratës së SHRFF-së.

Renditja përfundimtare e kampionatit:
Vendi i parë: “Halit Gremi”
Vendi i dytë: “Kristaq Shtembari”
Vendi i tretë: “Dino Ismaili”

Lojtarja më e mirë e kampionatit u shpall Erinda Çobo, e cila u vlerësua për paraqitjet e saj gjatë turneut.

Në fund, u shpërndanë certifikata dhe falënderime për të gjitha shkollat pjesëmarrëse, në vlerësim të angazhimit dhe frymës sportive të treguar përgjatë gjithë kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu