FSHF/ Arben Dervishaj, Abdyl Kuriu dhe Ervin Cenollari
Ka përfunduar Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore 2026 e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndryshime kishte në anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ku kishte dorëheqje para se gara të fillonte, por edhe hyrje të reja.
Para se Asambleja të niste, Arben Dervishaj dhe Abdyl Kuriu njoftuan dorëheqjen nga gara, duke kujtuar se të dy kanë qenë pjesë e Komitetit Ekzekutiv. Ndërkohë që i 3-ti që u largua për shkak të votave, është Ervin Cenollari. Ky i fundit ishte më pak i votuari me 19 vota.
Ndërkohë që “hyrjet e reja” në KE-në e FSHF-së, janë Armando Cungu me 43 vota, Blendi Fevziu me 40 vota dhe Edmond Hasanbelli me 44 vota.
Poll
