Anila Basha u zgjodh sërish si anëtare e Komitetit Ekzekutiv në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të mbajtur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Nga 48 të pranishëm që votuan, vetëm njëri prej tyre abstenoi, ndërsa 47-të të tjerë votuan pro Bashës. Në këtë mënyrë do të jetë pjesë e qeverisë së futbollit shqiptar edhe për 4 vitet e ardhshme, ndërsa asnjë nuk kishte kundër.
Pas rizgjedhjes, mori duartrokitjet e të pranishmëve. Anila shihet e buzëqeshur për besimin e fituar nga votuesit. Një vlerësim ky për punën dhe përkushtimin e saj si pjesë e Federatës Shqiptare të futbollit, me fokusin nga futbolli i vajzave.
Ndërkohë vlen të theksohet se në këtë Asamble u rizgjodh president i FSHF-së Armand Duka, ndërsa u miratuan edhe projektbuxhetet financiare për vitin 2026 dhe vitin 2027.
