Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

72 orë nga çelja e merkatos, vetëm një zyrtarizim, çfarë po ndodh me klubet e Superligës?

Shkruar nga NEWSPORT
72 orë nga çelja e merkatos, vetëm një zyrtarizim,

Është data 3 janar dhe prej 72 orësh është hapur zyrtarisht merkatoja edhe në Superligë.

Pak kohë në dispozicion duke qenë se merkatoja e dimrit është shumë më e shkurtër se ajo e verës dhe të gjitha skuadrat duhet të nxitojnë.

Por, "më mirë vonë se kurrë", është një shprehje, e cila në merkaton e janarit ka gjetur zbatim në vitet e fundit në Superligë. "Bum-et" e përforcimeve, në vitet e fundit kanë ndodhur në ditët e fundit të merkatos, në mos në ditën e fundit.

Sigurisht që është shumë shpejt për të zyrtarizuar ndonjë emër konkret në vetëm tri ditët e para të hapjes së merkatos, ndërsa të gjitha klubet po punojnë në fshehtësi për të arritur me sukses te objektivat e tyre në këtë merkato.

Frika e konkurrencës dhe ideja se dikush nga rivalët do të ndërhyjë për "të prishur punë", bën që drejtuesit e klubit të tregohen sa më të fshehtë dhe të mundohen në maksimum për të mos dalë asnjë emër nga lista e dëshirave të merkatos në publik

Luftëtari ka bërë dy "goditje" zyrtare: Lamçe dhe Zguro, ndërsa Kukësi vetëm një: Rrumbullaku. Por të tria këto transferime u kryen para datës 1 janar. Ndërkohë që Partizani është i pari që bën prezantimin nga klubet e Superligës, pasi sulmuesi Boniface ka mbërritur në Tiranë dhe nesër prezantohet në orën 10:00.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga