Partizani do të luajë në transfertën e Laçit, për javën e 29-të të Superiores. Takimi luhet ditën e shtunë, 30 mars, ora 15:00 dhe të kuqtë e kanë mjaft delikatë si ndeshje.
Kjo pasi 7 lojtarë rrezikojnë të mungojnë në supersfidën me Vllazninë. Sota, Hadroj, Atanaskoski, Rrapaj, Mba, Bintsouka, Mensah do të mungojnë ndaj shkodranëve, në rast ndëshkimi me karton të verdhë.
Kështu klubi i kuq përveç se duhet të mendojë për fitoren në Laç, i lind nevoja të tregohet i kujdesshëm për të evituar ndëshkimet. Këto janë lojtarë të preferuar titullarë së fundmi te kampionët në fuqi, ndërsa mbetet për t’u parë si do reagojë ekipi.
Poll