Aksidenti tragjik i së martës i cili u mori jetën 7 tifozëve të PAOK-ut, ka futur në zi gjithë Sekanikun. Mesditën e djeshme mbërritën në Greqi dy nga tre tifozët e mbijetuar, teksa në orët e vona të pasditës 7 arkëmorte që mbanin trupat e pa jetë të tifozëve, mbërritën përmes një avioni të forcave të armatosura greke.
Që në momentin e mbërritjes në aeroportin “Makedonia”, shtatë tifozët e ndjerë u pritën nga mijëra qytetarë dhe tifozë. Teksa në orët e para të mbrëmjes arkëmortet u dërguan për të bërë një parakalim të fundit në rrugët pranë stadiumit “Toumba” të PAOK-ut, ku ultrasit kryen homazhe mes lotësh.
Pamjet e trishta, tregojnë respektin e të gjithë të mbkedhurve, ndaj atyre djemve të rinj që dëshironin të ndiqnin pasionin por aksidenti ua preu jetën në mes.
Kujtojmë se të martën, furgoni me të cilin tifozët e PAOK-ut ishin isur nga Selaniku për në Lyon, u përplas "kokë më kokë" me një kamion në rajonin e Timis në Rumani, duke lënë pas shtatë viktima, mes tyre edhe shqiptarin Vasil Pilo. Ndërsa mes të lënduarve është edhe një tifoz me origjinë shqiptare, Genci Sadiku.
