Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

66 minuta me Kombëtaren, Asllani bën deklaratën e bujshme në Itali: Jam gati...

Shkruar nga NEWSPORT

Kristjan Asllani u rikthye në Itali për të vijuar përgatitjet me skuadrën e tij të Inter. Pas aktivizimit si titullar me Kombëtaren në takimin ndaj Izrael, ku mesfushori i Inter luajti për 66 minuta ka nisur menjëherë nga puna për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Romës.

Asllani nuk u aktivizua për asnjë minutë në takimin ndaj Islandës. Me kthimin në Itali mesfushori 20 vjeçar ka dhënë një prononcim për të përditshmën italiane “Tuttosport” ku nuk ka fshehur objektivat dhe gadishmërinë për të qenë lojtari që do të zëvendësoj Brozovic në mesin e fushës pas dëmtimit të këtij të fundit.

Deklarata e Kristjan Asllanit për “Tuttosport”:

“Unë vërtet besoj në Scudetto, jam gati të luaj me Brozovic. Më vjen keq për dëmtimin e Brozovic, por jam gati ta zëvendësoj. Sigurisht që besojmë të fitimi i titullit kampion, duhet të besojmë. Në fund të fundit ne luajmë për të arritur një sukses të tillë, por t’i marrim ndeshjet një nga një. Na pret një sfidë shumë e vështirë ndaj Romës, një ekip i fortë. Ne punojmë fort gjatë javës. Kam besim se rezultatet do të vijnë, por e kemi detyrim të futemi në fushë për të siguruar 3 pikët”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga