Gleison Bremer është një nga lojtarët që ka përfunduar në qendër të merkatos. Futbollisti i Juventusit mund të largohet nga “Zonja e Vjetër”, teksa ka disa interesime nga skuadra të tjera.
Pas Manchester United në Premier League edhe Neëcastle kërkon shërbimet e tij. 27-vjeçari ka kontratë me bardhezinjtë deri në qershor të vitit 2028, ndërsa klauzola e largimit kap shifrën e 60 milionë eurove.
Bremer pëlqehet shumë nga dy ekipet angleze, të cilat do të luftojnë mes tyre për të fituar shërbimet e brazilianit. Mbetet të shihet se cila skuadër do të bëjë ofertën më tunduese për “Zonjën e Vjetër”.
Poll