Partizani është një prej skuadrave me kontigjentin më të plotësuar në futbollin shqiptar. Po ashtu dhe shumë prej lojtarëve, janë ndër më të mirët në rolet përkatëse.
Në merkaton e janarit, oferta zyrtare ka pasur për Maguette, Rrapaj, Cara, Bintsouka dhe Mba. Tre të fundit janë sulmues, ndërsa Maguette dhe Rrapaj mbajnë mesfushën e të kuqve.
Kampionët e Shqipërisë i rezistuan milionave, për të ruajtur lojtarë kyç për skuadrën. Në fazën e fundit të kampionatit, të pestë lojtarët në fjalë pritet të aktivizohen si titullar.
Tashmë gjithçka është fokusuar te kampionati, ku objektiv kryesor është mbrojtja e titullit kampion. Kujtojmë se aktualisht, Partizani mban vendin e tretë me 5 pikë më pak se Egnatia kryesuese.