Khvicha Kvaratskhelia është padiskutim zbulimi i këtij sezonit në Serie A. Napoli goditi në shenjë me sulmuesin 22-vjeçari, i cili ka bërë majft mirë në vitin e tij të parë.
Gjerogjiani ka bërë të gjithë për vetë në “Maradona” dhe tashmë është edhe në radarin e shumë skuadrave të mëdha që e shumëdëshirojnë për sulmin e tyre.
Te Napoli janë të bindur për të mos lënë të ikë 22-vjecvcari, pasi është një pikë e rëndësishme për titullin. Kvara numëron 12 gola dhe 15 asiste. Presidenti De Laurentiis është i lumtur me performancën e tij dhe është gati ta “blindojë” me një kontratë të re.
“Gazetta dello Sport” raporton se drejtuesit kanë bërë gati kontratën për lojtarin e tyre deri në vitin 2028, një sezon më shumë se kontrata aktuale.
Aktualisht gjeorgjiani fiton 2.5 milionë euro, dhe kjo shumë do të dyfishohet. Kvara do të përfitojë 5 milionë euro në sezon nga kontrata e re që po përgatit presidenca e Napolit.
[caption id="attachment_682403" align="alignnone" width="300"] Khvicha Kvaratskhelia[/caption]