Prishtina ka falenderuar Maliqin, Muçiqin, Shillovën, Mankendan dhe Bardhokun për kontributin e dhënë, duke njoftuar se lojtarët nuk do jenë me pjesë e skuadrës.
Emrat e mësipërm I janë bashkuar Gavazajt, Pefqelit dhe Muçës, që pas përfundimit të kontratës kanë vendosur të vijojnë karrierën tjetërkund. Fjalë zemre nga Prishtina, që sheh t'i largohen lojtarë të rëndësishëm.
Njoftimi:
Prishtina falenderon Maliqin, Muçiqin, Shillova, Mankendan dhe Bardhokun për kontributin e dhënë në klubin tonë
Klubi i futbollit Prishtina falenderon futbollistët Behar Maliqi, Alban Muçiqi, Gauthier Mankenda, Tun Bardhoku dhe Alban Shillova për profesionalizmin, sjelljen korrekte, sakrificën dhe kontributin e dhënë për ngjyrat e klubit tonë ndër vite.Futbollistët në fjalë dhanë kontribut të pashoq për të nderuar fanellën bardhë e kaltër e me theks të veçantë në rikthimin e titullit kampion pas tetë viteve në Kryeqytet.
Kontigjentit të futbollistëve si Pefqeli, Gavazaj, Muça, Maliqi, Muçiqi, Mankenda, Shillova dhe Bardhoku, të cilët me skadimin e kontratave me FC Prishtina kanë zgjedhur destinacione tjera në karrierë si mbrenda dhe jashtë vendit, klubi i futbollit Prishtina ju dëshiron shumë fat dhe suksese të mëtutjeshme.Faleminderit Kampiona

