Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

5 gola ndaj Burrelit, Nevil Dede: Kishim çdo gjë nën kontroll, gara e fortë për Superiore, do tregojmë në fushë lojën tonë

Shkruar nga NEWSPORT
5 gola ndaj Burrelit, Nevil Dede: Kishim çdo gjë nën kontroll,

Blutë e Dedes morën 3 pikë duke mposhtur me shifrat 5-0 Burrelin në “Selman Stërmasi”. Një lojë e dominuar totalisht nga dinamovitët që qartazi tregohet në rezultat.

Burreli nuk arriti të vendoste në vështirësi për asnjë moment blutë e kryeqytetit. Trajneri Nevil Dede është shprehur i lumtur për lojën e ekipit. Më poshtë mund të lexoni deklaratën e tij pas takimit.

Nevil Dede për Over Sport: 

Ndeshja?  E patëm gjithë ndeshjen në kontroll dhe u munduam të shënonim shpejt, skuadra u përgjigj dhe ishte një ditë e mirë, ato nuk na vunë në vështirësi dhe e menaxhuam takimin me qetësi. Krijuam shumë raste dhe ne realizuam e më pas vijuam të kontrollonim lojën. Burreli nuk na vendosi shumë në vështirësi dhe kjo ndikoj dhe te rezultati.

Rivali? Është e vërtetë dhë janë disa ekipe që kanë histori më të madhe. Kemi shumë së fundmi Skënderbeu dhe të tjerë si Lushnja. Në do qëndrojmë me këmbë në tokë dhe do të tregojmë forcën tonë.

Loja? Jam shumë i kënaqur me këtë lojë që po zhvillojmë dhe të tregojmë të vërtetën në fushë vetëm me rezulatate do jemi në fokus dhe të përqëndruar.

Kategoria? Është një kategori që nuk është ë lehtë të fitosh jashtë. Do bëjmë punën tonë dhe do t’i marrim ndeshjet me radhë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga