Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

5 gola, dëmtime dhe kartona në Moldavi, TEUTA në Conference League për "shëtitje" (KUNDËRSHTARI)

Shkruar nga NEWSPORT
5 gola, dëmtime dhe kartona në Moldavi, TEUTA në Conference

Teuta humbi sërish me Sheriff Tiraspol. Në Moldavi, të besuarit e Edi Martinit pësuan gol që në minutën e gjashtë nga Traore, teksa nuk mundën të linin gjurmë në Champions League. Kampionët e Shqipërisë pësuan pesë gola në dy ndeshje, teksa i lënduar nga takimi i djeshëm doli edhe Lorenco Vila.

Në fundin e pjesës së parë, fantazisti u lëndua dhe nuk mundi të vijojë më tej, teksa do shihet gjendja e tij për në 22 korrik, atëherë kur Djemtë e Detit luajnë me Inter D'escalante, kampionin e Andorrës për turin e dytë të Conference League.

Pritet që ndeshja me këtë kundërshtar të mos diskutohet nga Teuta, që synon kalimin e këtij turi. Në sfidën e djeshme me Sheriff, Teuta nuk u duk e qetë në fushë dhe tre lojtarë u ndëshkuan me të verdhë. Aleksi, Kallaku dhe Jackson u zverdhën në duelin e humbur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga