
Vllaznia do të përballet të mërkurën me Flamurtarin për të luajtur ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” do të startojë në orën 17:00.
Pas fitores që morën në ndeshjen ndaj Erzenit në kampionat, shkodranët nuk njohin humbje që prej 2 dhjetorit. Pra Vllaznia ka fituar 5 ndeshje radhazi, gjë që i bën shkodranët të përgatiten të qetë dhe të buzëqeshur për ndeshjen ndaj Flamurtarit.
Këtë të fundit e tregojnë mjaft mirë fotot e publikuara nga klubi shkodran në faqen zyrtare. Në seancën e sotme stërvitore që ka kryer ekipi i Vllaznisë, lojtarët duken mjaft të lumtur duke u përgatitur për sfidën e radhës, me synimin për të vazhduar ecurinë pozitive.