
Partizani prej 5 javësh nuk e njeh fitoren, por as humbjen, me të kuqtë që janë “abonuar” me barazimet. Skuadra e drejtuar nga Arbër Abilaliaj nuk i aka dalë dot të rikthehet te fitorja, teksa tashmë ka shkuar -3 pikë nga vendi i parë që mbahet nga Egnatia.
Gjithsesi përveç kësaj në kampin e kuq ka kohë edhe për të festuar. Gjelbrim Taipi sjell festë te kryeqytetasit. Mesfushori feston sot 31-vjetorin e tij të lindjes.
Nëpërmjet një postimmi në rrjetet sociale, Partizani i ka uruar ditëlindjen ish-lojtarit të Kukësit, dukeni uruar suksese me fanelën e kuqe.
“ vite të lumtura dhe shumë suksese me fanelën e kuqe
#GëzuarDitëlindjen #GjelbrimTaipi”, shkruan klubi kryqytetas.
Poll