
Manchester United po këmbëngul për shërbimet e Andre Onanës. Anglezët po lëvizin të gjitha “gurët” në mënyrë që të bindin Interin për të lënë të lirë portierin.
Sipas “Sky Sport Italia” bëhet me dije se “Djajtë” kanë ofruar 45 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa nga krahu tjetër “Nerazzurrët” kërkojnë 60 milionë euro.
Edhe pse mes klubeve vazhdojnë bisedimet akoma nuk është gjetur gjuha e përbashkët, në këtë mënyrë mungon një marrëveshje mes tyre. Kujtojmë se Onana ka kontratë me Interit deri në qershor të vitit 2027.
Poll