Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

40 mijë euro për Laçin, hapet "thesi" për Europën

Shkruar nga NEWSPORT
40 mijë euro për Laçin, hapet "thesi" për

Laçi do të luajë nesër kundër Petrocub, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Sfida e parë përfundoi me rrjeta të paprekura në transfertë, me kurbinasit që u detyruan ta mbyllnin me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Sebastiano Spahiut.

Optimizmi në kampin kurbinas është i madh. Trajneri Shpëtim Duro po tenton të mbajë me këmbë në tokë të tijtë para një sfide delikate si ajo e nesërmja që do të zhvillohet në stadiumin "Elbasan Arena". Për të motivuar dyfish futbollistët ka menduar presidenca.

Mësohet se është vënë në dispozicion një premio prej 40 mijë eurosh në rast fitoreje dhe kualifikimi ndaj moldavëve të Petrocub. Në letër, bardhezinjtë janë favoritë. Por, verdiktin përfundimtar do ta japë nesër fusha e blertë në orën 20:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga