Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

4 muaj pa fitore, Kukësit po i humbet edhe shpresa

Shkruar nga NEWSPORT
4 muaj pa fitore, Kukësit po i humbet edhe shpresa

27 tetor 2023, kjo është data kur Kukësi ka shijuar për herë të fundit fitoren në kampionat. Verilindorët mposhtën Vllazninë 1-0 dhe që prej asaj ditë ka humbur ndjesinë e 3 pikëve. 15 ndeshje me rradhë, Kukësi ka regjistruar 6 barazime dhe 9 humbje, e fundit me Erzenin në një finale për mbijetesë.

Aktualisht ata gjenden në fund të renditjes me 19 pikë, plot 7 më pak se Erzeni i vendit Play-Out dhe 11 nga vendi i 7-të që të garanton qëndrimin. Kanë mbetur edhe 11 javë deri në përfundim të kampionatit, por situata e ekipit nuk të jep shpresa për ndonjë mrekulli teksa humbjet vijnë javë pas jave, 5 rresht së fundmi.

Edhe kalendari është kundër tyre teksa në këtë formë negative, i vjen menjëherë Partizani në fundjavë, më pas Laçi, Vllaznia, Egnatia, Dinamo, Tirana e Skënderbeu. Me rivalët direkt për mbijetesë, Erzenin dhe Teutën do të përballet vetëm në 2 javët e fundit, por deri atëherë llogaritë mund të jenë mbyllur matematikisht nëse vijon e njëjta distancë aktuale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga