
Gjilani ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Besës, me shifrat 5-1. Gjilanasit bënë një përformancë të mirë, me 4 ish lojtarët e Superiores që "tundën rrjetën".
Në listën e golashënuesve të ndeshjes janë Arbër Çyrbja, Useini, Progni dhe Hila. I pesti vjen nga Razak, me futbollistin që dërgon topin në fundin e rrjetës, ndërsa goli i nderit u realizua nga Tahiri.
Gjilani shkon në kuotën e 40 pikëve, në vendin e katërt. Në krahun tjetër, Besa është e fundit, me vetëm 10 pikë.
Poll