Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

4 duele në një orar dhe 1 takim me drita, Kategoria Superiore nis sot nën ethet e titullit (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
4 duele në një orar dhe 1 takim me drita, Kategoria Superiore nis sot

Kategoria Superiore do të zhvillojë sot javën e 27 të saj, i programuar për në 12 mars por i shtyrë për shkak të pandemisë së Covid-19. Me rikthimin e futbollit pas afro 3 muajsh, rikthehen edhe emocionet e titullit megjithëse me stadiume të boshatisur. Interesi për të parë formën e skuadrave dhe atë që do të japin në fuishë, është maksimal nga kushdo.

Kësisoj, janë katër duele që do të zhvillohen në orën 17:00, ndërsa takimi mes kampionëve në fuqi të Partizanit dhe Skënderbeut, do të luhet nën prozhektorët e "Selman Stërmasit", duke nisur nga ora 20:00. Interesant është dueli i kryesuesve të Tiranës, që udhëtojnë drejt Ballshit për një sfidë delikate. Kukësi pret Luftëtarin në shtëpi, ndërsa për zonën europiane, Teuta diskuton me Laçin në transfertë. Flamurtari pret në Vlorë Vllazninë.

Kategoria Superiore, java 27 - Sot

17:00

Bylis - Tirana
Kukësi - Luftëtari
Laçi - Teuta
Flamurtari - Vllaznia

20:00

Partizani - Skënderbeu

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga