Futbolli në Shqipëri duhet të niste sezonin e ri 2020-21 në datën 12 shtator, ndërsa prej atij momenti kanë kaluar plot 35 ditë që topi nuk po merr asnjë trajektore, zyrtarisht. Të ndodhur në këto kushte, futbollistët dhe klubet janë detyruar të zhvillojnë teste miqësore, në pritje që krerët e Ligës të gjejnë gjuhën e përbashkët me Qeverinë për katër kërkesat që sporti I ka bërë shtetit.
Të vetmit të dëmtuar janë sportdashësit dhe futbollistët, me këta të fundit që do detyrohen të luajnë çdo tre ditë, sigurisht nëse topi do nisë të rrotullohet. Një ndër përfaqësuesit dhe mbështetësit mediatikë të sportistëve, Sindikata e Futbollistëve e drejtuar nga Andi Lila duket se është në gjumë.
Reagimet e Sindikatës kane qenë të vakët, ndërsa lojtarët kanë kohë pa u paguar pasi preteksi I drejtuesve është mos nisja e garës. Marrëdhënia kontraktuale e lojtarëve në këto kushte varet nga aktivizimi në fushë, ndërsa për Neësport.al këtë e konfirmoi edhe kapiteni I Kastriotit, Emiljano Çela. Me lojën e ndalur, ndalen edhe të ardhurat e sportistëve.
I ndodhur në dy fronte, Andi Lila duket I përfshirë I gjithi nga Fushata Elektorale dhe kandidimi I tij si deputet nën siglën e Partisë Demokratike në rrethin e Kavajës. Presidenti I Sindikatës, një mbrojtës I thekur I të drejtave të sportistëve ka pasur disa reagime të vakëta, ndërsa zëri I Sindikatës as që dëgjohet.
Normalisht që përgjegjësitë e marra përsipër nuk mund të mbahen, me Lilën që ka zgjedhur të mbajë nën sqetull peshën e politikës, duke harruar kolegët e tij që po përballen me një situatë absurde bojkoti. Në këto 35 ditë pa futboll, Sindikata e Futbollistëve Profesionistë nuk duket gjëkundi, ose më e keqja askush nuk ia vë veshin edhe një lojtari që I ka shënuar Interit në Giuseppe Meazza.