Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

35.3 milionë euro, Tirana "pushton" Superligën, rënie e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT

Superliga shqiptare vlen 35.33 milionë euro, kjo në bazë të shifrave që lojtarët vlerësohen në transfermarkt. Skuadra me lojtarët më të shtrenjtë është Tirana, që me afrimet e fundit në merkato rimer kreun me 4.5 milionë euro. Në vendin e dytë, me diferencë të vogël qëndron Teuta, që vlera e lojtarëve të saj kap shifrën e 4.48 milionë eurove.

Surprizon Dinamo në vendin e tretë, që me ngjitjen në Superligë dhe me afrimet e fundit ka bërë që të ngjitet mes skuadrave që vlejnë më shumë me lojtarët që kanë në përbërje. 3.95 milionë euro vlejnë lojtarët e bluve, teksa Partizani me largimin e Jurgen Bardhit zbret në vendin e katërt me 3.8 milionë euro.

Më pas Vllaznia, Kukësi, Laçi, Skënderbeu, Kastrioti dhe Egnatia. Mosha mesatare e lojtarëve në Superligë është 24.4 vjeç, 89 janë lojtarët e huaj, ndërsa në total 10 skuadrat e Superligës kanë në përbërje 263 lojtarë.

Superliga shqiptare në "Transfermarkt":

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga