
Liugi Di Biagio u zyrtariua ditën e djeshme në krye të Dinamos. Trajneri italian mori kështu në dorë “frenat” e Bluve, ndërsa pjesë e stafit të tij do të jenë Ledian Memushaj dhe Fabrizio Piccareta. Gjithashtu do të plotësohet nga ish-përgatitësi atletik i Partizanit, Korrado Sakone, ndërkohë që trajner i portierëve do të jetë Blendi Baholli.
52-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me “Nëndetësen”, ndërsa është mësuar se do të përfitojë 300 mijë euro bashkë me stafin e tij.
Konktretish italiani do të përfitojë 180 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër do t’i kalojë pjesëtarëve të tjerë të stafit.
Poll