
Serie A mund të jetë kampionati i dytë më atraktiv sipas UEFA-s, por sa i përket fuqisë ekonomike është shumë larg rivalëve. Këtë e konfirmojnë edhe rrogat që u jepen futbollistëve teksa Osimhen është i pari me vetëm 10 milionë, ndjekur nga Vlahovic me 9, shumë pak krahasuar me shifrat marramendëse në Spanjë, Angli, Francë apo Bayerni në Gjermani.
Në këtë listë rrogash të zbuluara nga “Scrooges”, Interi bën ‘ligjin’ ashtu si në kampionat me më së shumti lojtarë, 8. Megjithatë, zikaltërit nuk bëjnë pjesë as në Top 6 e cila mbipopullohet nga Juventus.
‘Zonja’ bën pjesë me 7 lojtarë në listë, pas tyre vjen Milani me 6, Roma me 5 dhe Napoli e Lazio me nga 2.
30 MË TË PAGUARIT E SERIE A:
- Osimhen 10 milionë euro neto në sezon (Napoli, kontratë deri në 2026)
- Vlahovic 9 (Juventus, 2026)
- Lukaku 7 (Roma, 2024)
- Rabiot 7 (Juventus, 2024)
- Szczesny (Juventus, 2025)
- Alex Sandro 6 (Juventus, 2024)
- Calhanoglu 6 (Inter, 2027)
- Martinez 6 (Inter, 2026)
- Thuram 6 (Inter, 2028)
- Bastoni 5.5 (Inter, 2028)
- Barella 5 (Inter, 2026
- Bremer 5 (Juventus, 2028)
- Chiesa 5 (Juventus, 2025)
- Leao 5 (Milan, 2028)
- Pavard 5 (Inter, 2028 )
- Abraham 4.5 (Roma, 2026)
- Paredes 4.5 (Roma, 2025)
- Zielinski 4 (Napoli, 2025)
- Danilo 4 (Juventus, 2025)
- Chukwueze 4 (Milan, 2028)
- Hernandez 4 (Milan, 2026)
- Immobile 4 (Lazio, 2026)
- Loftus-Cheek 4 (Milan, 2024)
- Alberto 4 (Lazio 2027)
- N'Dicka 4 (Roma, 2028)
- Pulisic 4 (Milan, 2027)
- De Vrij 3.8 (Inter, 2025)
- Mkhitaryan 3.8 (Inter, 2026)
- Bennacer 3.8 (Milan, 2027)
- Renato Sanches 3,6 (Roma, 2024)