Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

3 ndryshime nga fitorja në Derbi, Erbim Fagu skicon formacionin “Anti-Teuta”

Shkruar nga NEWSPORT
3 ndryshime nga fitorja në Derbi, Erbim Fagu skicon formacionin

Tirana do të presë Teutën të premten në “Air Albania”. Sfida e vlefshme për javën e 29-të nis në orën 19:00.

Trajneri i kryeqytetasve Erbim Fagu ka disa dilema për këtë takim. Dy janë lojtarët që mungojnë, Gledi Mici dhe Liridon Latifi. Kjo pasi kanë plotësuar numrin e kartonëve.

Me rikthimin e Najdovskit, Tirana pritet t’i bëjë një vend si titullar. Kështu mund të preferohet që dyshja e qendrës së mbrojtjes të jetë Hoxhallari-Najdovski. Për këtë duhet ulur në stol Bruno Lulaj

Vendin e Latifit me shumë gjasa do e marrë Patrick. Tirana do të ketë për detyrë që me 3 ndryshimet e pritura, të përsërisë suksesin që mori në Derbin e fundit me Dinamon.

Tirana(4-2-3-1): Kozi; Përgjoni, Najdovski, Hoxhallari, Haxhiu; Jonuzi, Deliu; Patrick, Lushkja, Abazaj; Nikqi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga