Partizani pret sot në “Elbasan Arena”, Laçin. Një ndeshje delikate për të kuqtë që pas fitore ndaj Kukësit, kërkojnë 3 pikëshin e radhës. Për këtë ndeshje trajnerin Ilir Daja do të ketë 3 mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimi.
Ëilliam Corderio, Jasir Asani dhe Kevin Lllanaj nuk ia kanë dalë të jenë gati për ndeshje duke shtuar edhe më shumë problemet në kampin e kuq. Duke parë këto mungesa, Daja është mundur të “arnojë” formacionin e Partizanit dhe nga minuta e parë pritet të luajnë Cardozo dhe Braun që do të zëvendësojnë Asanin dhe Corderion.
Formacioni i mundshëm: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bitri, Hakaj, Mala, Hyseni, Bardhi, Braun, Cardozo, Solomon.